4.12.2024 |
|
Intervistë me mjeshtrin e Bozës Pacara, Z. Shyqyri Pacara Me datë 29 korrik 2011, TV Klan transmetoi një intervistë me mjeshtrin e Bozës Pacara, Z. Shyqyri Pacara gjatë emisionit "Takimi i pasdites". Intervista u regjistrua në ambientet e punishtes së Bozës Pacara në Tiranë, ku Z.Pacara shpjegoi procesin e përgatitjes së bozës, historikun e saj dhe informacione të tjera rreth bozës. Për më tepër ndiqni intervistën në pjesën e fundit të videos: http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3497# Përditësohet etiketa e Bozës Pacara Që nga pranvera e 2011-ës, etiketat tona kanë përmbajtje dhe pamje të re për të dyja format e tyre, 1.5 dhe 0.5 litër. Përveç përmbajtjes në gjuhen shqipe, informacioni i etiketave është edhe ne gjuhen angleze. Pamja e re e etiketave përputhet me identitetin e firmës Pacara Boza. Etiketat e reja mund të shihen këtu: Boza Pacara tashmë prodhon bozë të pasterizuar Me instalimin e linjës së re të prodhimit, Boza Pacara po prodhon bozë të pasterizuar, një risi për tregun shqiptar, me afat skadence 3, 6, dhe 12 muaj. Boza prodhohet sipas kërkesave të konsumatorëve, përveç prodhimit të bozës tradicionale të papasterizuar. Boza e pasterizuar nuk fermentohet edhe nëse mbahet në temperature dhome, duhet tundur mirë para përdorimit, të mbahet në hije e të mos ekspozohet në rrezet e diellit, dhe duhet të mbahet në vende të freskëta, por jo detyrimisht në frigorifer. Boza Pacara ofron në këtë mënyrë një produkt edhe më të sigurt për konsumatorët, dhe të përshtatshëm për t’u transportuar edhe në distanca të largëta. Së shpejti do të prodhojmë bozën tonë në shishe me format e përmbajtje të ndryshme, si dhe do të prodhojmë etiketën e re ku do të jenë të vendosura të gjitha informacionet ushqyese të bozës. Boza Pacara po modernizon linjën e saj te prodhimit Duke filluar nga pranvera e 2009-ës, Boza Pacara po zgjeron dhe modernizon ambientet e saj të prodhimit dhe makineritë e prodhimit të bozës. Së shpejti do të transferohemi në një punishte më të madhe dhe do të mbarojmë së instaluari linjën e re të prodhimit e cila do të jetë tërësisht automatike. Linja e re e prodhimit pritet të vihet në funksionim nga fundi i majit i 2009-ës. Gjithashtu dhe imazhi i produktit do të ndryshojë; pas Majit 2009, Boza Pacara do të këtë ambalazhim të ri, si dhe një etiketë të re ku do të vendoset dhe barkodi i produktit duke bërë të pamundur falsifikimin e tij siç ka ndodhur rëndom në vitet e kaluara nga prodhues ilegalë. Etiketa e re do të ketë edhe informacione rreth Bozës Pacara dhe përbërësit e saj, informacion që do të jetë në shqip, anglisht dhe gjuhë të tjera sipas kërkesës. Boza Pacara do të dyfishojë prodhimin me instalimin e linjës së re të prodhimit, duke bërë të mundur zgjerimin e zonës së shpërndarjes si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj. Ne synojmë që të shtrijmë shitjen e Bozës Pacara dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe ne vende të tjera të rajonit të Ballkanit brenda vitit 2009.
|
|
(C) Copyright 2009-2011, Pacara Boza |