5.10.2024 |
|||
Mjeshtri i prodhimit të bozës në biznesin tonë është Zoti Shyqyri Pacara, i cili ka një përvojë pune prej 32 vjetësh në prodhimin e bozës. Ai ka mbaruar shkollën 2 vjeçare të pastiçerisë në Tiranë në vitin 1975, pas së cilës ai filloi të punonte në punishten e ëmbëlsirave në Kukës. Në vitin 1980 ai mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Tregtisë e asaj kohe, konkurs në të cilin receta e bozës së Kukësit, me të cilën Zoti Pacara mori pjesë, u zgjodh si receta e njësuar për Shqipërinë. Në 1991, ai la punën në punishten e ëmbëlsirave në Kukës për të hapur biznesin e tij të prodhimit të bozës po në Kukës. Zoti Pacara lëvizi për në Tiranë me 2003, ku dhe hapi biznesin aktual të prodhimit të bozës në një punishte të vogël.
|
|||
(C) Copyright 2009-2011, Pacara Boza |