4.12.2024 |
|
Boza është një pije e lashtë që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Turqit e sollën këtë pije në Ballkan pas shekullit të 13 me pushtimin e Anadollit. Emri boza vjen nga fjala perse buze që do të thotë mel. Boza që prodhohej në atë kohë ishte më e thartë dhe kishte një përqindje të vogël alkooli, rreth 1%. Në shekullin e 17 sulltan Mehmeti IV e ndaloi përdorimin e pijeve alkoolike në Perandorinë Osmane duke përfshirë dhe bozën. Në shekullin e 19, boza shqiptare, që ishte më e ëmbël dhe joalkoolike, u bë shumë e kërkuar, duke u bërë dhe lloji mbizotërues i bozës në Perandorinë Osmane. Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit. Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari, e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat. Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë. Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B. Me hyrjen e Bullgarisë në BE, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Zotit Pacara i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por që nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë. Boza shitej në të gjithë vendin gjatë komunizmit por e humbi popullaritetin pas rënies së komunizmit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur në jug të vendit. Para futjes në tregun e Tiranës së Bozës Pacara, kishte shumë pak prodhim boze në Tiranë. Tani Boza Pacara shitet pothuajse në të gjitha ushqimoret e Tiranës. Boza në Media |
|
(C) Copyright 2009-2011, Pacara Boza |